
Pas kritikave të shumta në rrjete sociale nga komuniteti LGBTI, Halle Berry ka refuzuar rolin e një transgjinori.
Aktorja e famshme 53 vjeçare e lajmëroi ofertën që kishte marrë për të luajtur një personazh të tillë pak ditë më parë në një video live në Instagram.
Por pasi u “kryqëzua” në komente, ylli i “Hollywood” reagoi përmes një statusi në Twitter, përmes të cilit kërkoi falje.
“E kuptoj që nuk duhet ta kisha konsideruar këtë rol dhe se komuniteti i trasnsgjinorëve duhet të ketë mundësinë t’i tregojë vetë historitë e tyre,” shkruan Berry.
“Jam mirënjohëse për këshillat dhe bisedën kritike të disa ditëve më parë, e do vazhdoj të dëgjoj, të edukohem e të mësoj nga ky gabim,” vazhdoi ajo.
Në përgjigje të deklaratës së aktores, shumë pjesëtarë të LGBTI e falenderuan atë.
Top Channel