“Ti s’mund të bëhesh kurrë aktor”/ Koço Devole tregon episodin interesant me Sulejman Pitarkën

05/07/2020 16:46

Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar aktori Koço Devole.

Gjatë fjalës së tij, Koço zbuloi se në vogëli i kishin propozuar rolin e “Colit”, në filmin e prodhuar gjatë realizmit socialist, “Debatik”. Mirëpo ai zbuloi se nëndrejtori i atëhershëm i Kinostudios, Todi Bozo, tha për të që ishte shumë i madh për personazhin e menduar nga ata.

Gjithashtu një gjë të tillë Ia kishte transmetuar dhe mjeshtri i madh Sulejman Pitarka, duke e qetësuar që të mos mërzitej dhe kur të rritej të konkurronte në Liceun e Arteve për aktrim. Kur arriti në moshën e duhur, Koço thotë se shkoi dhe konkurroi në Lice, por fatkeqësisht nuk fitoi.

Për ironi të fatit, në juri ishte pikërisht Sulejman Pitarka, i cili i kishte Koços se ai nuk mund të bëhej kurrë aktor. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme…

Top Channel