“She’s on Top”/ Vajzat të gjitha në nominim, votat e publikut janë i vetmi shpëtim…

05/07/2020 19:56

Rubrika “She’s on Top” në “E Diell”, ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë.

Juria dhe njëkohësisht autorja e rubrikës, Argjira Spanca, u shpreh se të gjitha vajzat do të jenë në nominim javën e ardhshme, ndërsa i takon publikut që me votat e tyre t’i shpëtojë ato.

E drejta për të votuar do të jetë 24 orë dhe votimi do të bëhet brenda këtij harku kohor.

Ndërkohë kujtojmë që Artjola dhe Xhesi ishin të nominuara për t’u larguar nga emisioni dhe juria vendosi që Xhesi të ishte e larguara e radhës.

Top Channel