Në studion e emisionit “E Diell” ishte i ftuar aktori Koço Devole.

Përpos të gjitha telekomedive, vitet e fundit Koçon e kemi parë të eksperimentojë dhe në filma, ndër to mund të përmendin filmin “Dy Gisht Mjaltë”, në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës, teksa u nda nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi). Mirëpo për ta bërë për të qarë Elvanën, Koço thotë se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel