Pas takimit me Hotin/ Rama në konferencë: Mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës në shtator

03/07/2020 11:56

Pas takimit të mbajtur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Avdullah Hoti po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në nisje të fjalë së tij, Rama deklaroi në shtator do të ketë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës.

“Për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme u takuam 48 orë më parë në Prishtinë (vizita e Ramës në Prishtinë, pas aktakuzave nga Prokuroria e Hagës, në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte). Sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj konferencë të diskutojmë ndërkohë që jemi dakordësuar për të përcaktuar një afattë ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë e lidhur me Covid-in të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm, që zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata më Covid-in do na e mundësojë në Tiranë, në muajin nëntor, ku dëshirojmë që bashkërisht të sponsorizojmë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive apo komunave, së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta.”

Top Channel