Fermerët duan ndihmë për gështenjat/ Banorët e Çermenikës kërkojnë ndërhyrje për sëmundjen që u ka rënë

03/07/2020 15:24

Ky është pylli më i madh i gështenjave në qarkun e Elbasanit. Banorët e Malësisë së Çermenikës të vetmet të ardhura i sigurojnë nga kjo pemë gështenje.

Por prej tre vitesh prodhimi i gështenjës ka rënë. Fermerët thonë që asaj i ka rënë kanceri.

Banorët e zonës, fëmijë dhe të rritur thonë që pa gështenje nuk ka të ardhme, për ketë arsye ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë. Gështenja e Malësisë së Çermenikës nuk është e prekur nga kanceri, është insekti me emrin çinepide ai që ushqehet me lulen e kësaj peme.

“Gështenja nuk ka kancer, por kemi të bëjmë me një infeksion. Vite më parë ishte edhe në Itali, por ata e zhduken. Luftë biologjike, që do të thotë krijuan një insekt tjetër që e luftuan atë. Ministria e Bujqësisë duhet të ndërhyjë, edhe pse është përballë një sfide”, shprehet Agim Qoku, mësues biologjie.

Top Channel