Ai është padyshim një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, i cili ka korrur një sukses goxha të madh. Është fjala për këngëtarin e dashur për publikun, Capital T.
Autori i hitit “Akull” është shpeshherë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të fizikut shumë të pëlqyer, sidomos nga vajzat, apo veshjet e shtrenjta.
Së fundmi, Capital T po komentohet shumë për orën e tij tip “Rolex”, për të cilën thuhet se ai ka shpenzuar plot 12.600 euro. Ky shpenzim duket se është e pritshme për reperin, i cili është një nga më të paguarit në koncerte.
Ndërkohë çmimin e orës e ka publikuar një faqe e fansave në “Instagram”, ku ka shpërndarë foton e Capital T, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, shkruan Gazeta-Shqip.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet të publikohet kënga e tij e radhës, në bashkëpunim me Money x Jay 1, teksa dje artisti publikoi këngën e parë të albumit, “Tu festu”.
Top Channel