Depozitimi në Kuvendi i kodit te ri elektoral si nismë e 7 deputetëve socialist tensionoi seancën plenare.

Opozita kërcënoi me bllokim te draftit ne Parlament. Miratimi i kodit elektoral kërkon 84 vota, te cilat mazhoranca është e vetdijshme se e vetme nuk i ka.

Teksa llogaritja e numrave ka nisur, Kryeministri u duk se tentoi te joshë opozitarët e rinj me kërkesën kryesore te tyre, hapjen e listave.

Kryeministri Edi duket se është mes dy zjarresh, opozitës parlamentare e cila kërcënon me bllokim dhe asaj jashtë parlamentit e cila ushtron presion për miratim.

Për të treguar se e ka seriozisht me kërcënimin opozita bllokoi dy herë foltoren e Kuvendit e më pas braktisi sallën plenare.

Pas përplasjes me opozitën parlamentare shumica bëri një akt “armëpushimi” me Presidentin duke votuar kandidaturën e 4-ërt të tij, Arben Shehu për kryetar të KLSH. /Elda Menga/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA