Medical workers in overalls stretch a patient under intensive care into the newly built Columbus Covid 2 temporary hospital to fight the new coronavirus infection, on March 16, 2020 at the Gemelli hospital in Rome. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP)

Pas një fillimi pozitiv të javës, numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi është në rritje sot në Itali.

Janë shënuar 201 raste të reja me koronavirus, për një total prej 240 961 personash të infektuar.

Kështu, ka shkuar në 34.818 numri i viktimave si pasojë e Covid-19.

Ditën e djeshme në Itali pati 187 raste të reja dhe 21 viktima.

Ndërkohë, të shëruarit janë 366.

Gjithsej 82 persona janë në njësi të kujdesit intensiv, dhe 14,015 në izolim në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA