Dhunohet nga bashkëshorti, Christina Ricci kërkon divorc dhe urdhër mbrojtjeje

02/07/2020 19:56

Christina Ricci ka kërkuar divorc dhe urdhër mbrojtje nga bashkëshorti i saj prej 7 vitesh, James Heerdegen, pasi ky i fundit ushtroi dhunë mbi aktoren hollivudiane.

Policia e Los Anxhelosit ndaloi kontaktin midis çiftit menjëherë pasi mori një telefonatë nga 40 vjeçarja për vendosjen e urdhërit urgjent, megjithatë producenti i filmave nuk u arrestua.

Mëngjesit e së enjtes, ylli i filmave të njohur “Casper”, “Addams Family” dhe “Penelope”, dha si arsye për nënshkrimin e divorcit diferenca të papajtueshme me Heerdegen, dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të djalit të tyre 5 vjeç Freddie.

Christian dhe James u takuan për herë të parë në vitin 2011 në xhirimet e shfaqjes “Pan Am”.

Ata u martuan në 26 tetor të 2013-ës në Nju Jork.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA