
22/02 16:36
Për ditë me radhë Dafina Zeqiri, Ledri Vula e Lumi B i kanë mbajtur fansat nën tension, teksa kanë lajmëruar një bashkëpunim të ri të tyre.
Sot, treshja e artistëve ka publikuar videoklipin e “Aman”, një këngë që pritet të kthehet menjëherë në hit. Në klip mbizotërojnë skenat me ngjyra verore dhe plot ritëm.
Për tekstin dhe melodinë e këngës janë kujdesur Dafina, Ledri e Lumi, mix/masterin e ka bërë Deard Sylejmani, ndërsa videoja u punua nga Entermedia.
Kënga është gjithashtu pjesë e albumit të ri të Dafinës, “Dafinë moj”, që pritet të publikohet shumë shpejt.
Top Channel