Libri i ri mbi çiftin presidencial amerikan ka zbuluar detaje të reja të bashkëjetesës së dyshes së famshme dhe mënyrave të zgjidhjes së konflikteve.
Libri i Mary Jordan “The Untold Story of Melania Trump” (Historia e pathënë e Melania Trump), tregon sesi Zonja e Parë ka zonën e saj personale në Shtëpinë e Bardhë ku presidenti rrallëherë guxon të hyjë.
Libri tregon sesi ajo ka negocjuar marreveshjen martesore me Donald para se të vendoseshin në Shtëpinë e Bardhë, dhe sesi ndarja fizike nga Donald Trump ka qenë në avantazhin e saj.
Jordan shkruan: “Nuk njoh ndonjë çift që kalojnë kaq shumë kohë të ndarë nga njëri-tjetri. ata janë shpesh në të njëjtën ndërtesë, por shpesh qindra metra larg.”
Sipas librit, në pjesën e zonjës Trump të shtëpisë ka dhe një qendër trajtimesh trupore.
Zonja e Parë kalon kohën në rezidencën e saj ndërsa Donald Trump qëndron në pjesën politike të ndërtesës, e njohur si West Wing.
Jordan e përshkruan çiftin si “dy vetmitarë”.
“Ata kanë një marrëdhënie shumë të pazakontë, por i lidh marrveshja e bërë mes tyre prej fillimit. Ai e adhuron veten e tij, ka jetën e tij dhe kalon shumë kohë larg saj. Ndërsa ajo është e kënaqur me këtë”, thotë autorja.
Jordan shton më tej se kur zonja e parë është e zemëruar i jep burrit “trajtimin e heshtjes”.
“Kur është e mërzitur ajo hesht për gjithçka dhe bëhet e padukshme për Donald Trump. Kjo nuk i pëlqen fare atij sepse dëshiron të ketë pranë gruan e tij të bukur. Ajo për shembull anulloi udhëtimin për në samitin ekonomik të Davos.”
Zonja Trump është përballur më parë me kritika për pamjen e saj të ftohtë dhe mungesën e emocionit.
“Asnjë nuk e ka parë Melanian të qajë apo diçka të tillë. Ata janë shumë të ndërgjegjshëm ndaj imazhit dhe paraqitjes. Asnjë prej tyre por veçanërisht Melania nuk tregon emocione në publik.
Top Channel