I tha të vendoste maskë mbrojtëse, burri dhunon brutalisht kolegen e tij

30/06/2020 16:41

Një punonjëse në Indi është dhunuar brutalisht nga kolegu i saj, në momentin kur ajo i kujtoi atij se duhet të vendoste një maskë në fytyrë, për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19.

Burri i identifikuar si Bhaskar Rao dhunoi barbarisht Chevuri Ushai, në një zyrë agjencie turistike, në qytetin Nellore. Ai ka përdorur ndaj saj karrige dhe më pas e ka hedhur me forcë në dysheme. Si pasojë e dhunës së ushtruar, gruaja ka përfunduar me disa plagë të rënda në trup.

Raportohet se zonja Ushai e ka denoncuar burrin dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

“Policia e rrethit Nellore është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj çdo dhune ndaj grave. Siguria e tyre është prioriteti ynë”, u shpreh një zëdhënëse e policisë.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA