61 vjeçarja u martua me 33 vjeçarin, pas vdekjes së tij kupton që ai kishte pasur një tjetër martesë paralele

30/06/2020 21:42

Një grua 61-vjeçe nga Birtania e Madhe thotë se ka shpenzuar 100 mijë euro për ish-bashkëshortin e saj 33 vite më të ri nga India, i cili ka vdekur para disa kohësh. Mirëpo ajo së fundmi ka zbuluar se i shoqi, kishte një martesë paralele me një vajzë 18-vjeçare dhe për këtë arsye ajo ka ngritur një padi dhe kërkon të përfitojë të gjithë shumën që ka shpenzuar për të.

Gruaja e identifikuar si Diane Peebles, shkoi për pushime në Siri Lanka kur ishte 53 vjeçe. Në hotelin ku qëndronte ajo u njoh me kamerierin që i shërbente, një 20 vjeçar që shumë shpejt do të kthehej në bashkëshortin e saj. Çifti i ri vendosi që të jetonte në Siri Lanka dhe ish-bashkëshorti i Diane e bindi atë që të gjithë pasurinë që ato do  të investonin ta vendoste në emër të tij, pasi dhe ligji në Indi kishte lehtësira në taksa për vendasit. Tashmë, ku kanë kaluar disa kohë nga vdekja e ish-burrit Diane mësoi se ai kishte pasur një martesë paralele me një 18-vjeçare dhe për këtë arsye ajo ndihet e tradhtuar prej tij dhe kërkon mbrapsht çdo qindarkë të shpenzuar.

“Vdekja e tij më la shumë të rënduar psikologjikisht. Mendoja që kisha një burrë të dashur, të përkushtuar ndaj meje por në fakt ai më mashtroi. Kishte një martesë me një vajzë të re. Kjo mua më shkatërroi, kam investuar shumë për dashurinë, por tani nuk ka më. Dëshiroj të më kthehet mbrapsht e gjithë shuma e shpenzuar. Kam punësuar një avokat të fuqishëm dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje”, u shpreh Diane.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA