Tentoi të priste damarët, Megi e “She’s On Top” rrëfen dramën e fëmijërisë: Më godisnin në bark!

29/06/2020 21:53

Megi e “She’s on Top” rrëfeu se në fëmijërinë e saj ka rënë pre e bullizimit, aq sa arriti deri në pikën që të priste damarët dhe t’i jepte fund jetës. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Megi vijoji rrëfimin dhe tha se në klasë, një shoqe e saj kishte vendosur ngjitëse poshtë karriges ku ajo ulej dhe shtoi se  kur mësuesja kujdestare lajmëroi mamanë e saj për këtë gjë, kjo e fundit sipas Megit e ka goditur në bark dhe tentoi ta linte pa frymë.

“Më vendosën ngjitëse poshtë karriges që unë të ngjitesha. Mësuesja kujdestare lajmëroi prindin e vajzës që mua më cënonte dhe i them që vajza jote bën shumë gjëra të këqija,ndërsa veprimi i asaj femre ishte të më godiste në bark dhe të më linte pa frymë”, tregoi Megi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel