Anëtarë të kartelit meksikan të El Chapo kanë publikuar së fundmi pamje që tregojnë se kanë marrë kontrollin e një zone malore, ku patrullojnë lirisht rrugët me roje të armatosur rëndë.
Pamjet e anëtarëve të kartelit famëkeq Sinaloa, i udhëhequr më parë nga lordi i drogave El Chapo, janë marrë në shtetin verilindor të Durango.
Rajoni malor meksikan njihet për prodhimin e opiumin e opiumit, kanabis dhe shpesh quhet me emrin ‘trekëndëshi i artë’ – pasi aty bashkohen shtetet e Sinaloa, Chihuahua e Durango.
Mediat lokale thonin se karteli ka marrë nën kontroll zonën Durango për ta përdorur si seli të liderëve të saj.
Duke parë mungesën e policisë, udhëheqësit e kartelit rrethohen nga trupat e tyre të armatosura rëndë.
Pamjet tregonin një linjë të gjatë njerëzish të armatosur me mitralozë dhe jelekë anti-plumb, duke brohoritur: “Rroftë Durango.”
Trupat besohet se i përkasin Los Cabrera, krahu i armatosur i kartelit të Sinaloa, i drejtuar nga Jose Luis Cabrera Sarabia.
Vëllai i tij Felipe Cabrera Sarabia, me nofkën “Inxhinieri” është duke u gjykuar në SHBA për trafik drogash dhe armatimesh pas ekstradimit nga Meksika.
Ndërsa ish-lideri i tyre El Chapo u burgos përjetë në 2017 ne SHBA për trafik kokaine, heroine e marijuana si dhe në organizimin e disa vrasjeve gjatë kohës së drejtonte organizatën.
Top Channel