Nuk paguanin taksat dhe fshihnin të ardhurat, procedohen 3 persona në Durrës

26/06/2020 13:57

Tre shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Durrës pas kontrolleve ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Mospagimi i taksave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Bëhet fjalë për shtetasit E. E., 35 vjeç, F. B., 34 vjeç dhe D. Rr., 43 vjeç, banues në Durrës.

Ata u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, në afërsi të postës qendrore, duke tregtuar telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel