Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është shkarkuar dje nga roli i tij në filmin e animacionit Chicken Run (Vrapimi i Pulës) për një koment anti-hebre që akuzohet se ka bërë në vitin 1995.

Aktorja Winona Ryder pretendon se në një mbrëmje në vitin 1995 kur u hap një bisedë për çifutët Gibson e kishte pyetur “Mos je dhe ti një ‘e shpëtuar nga furra’”?

Aktorja tashmë 48-vjeçare foli për incidentin në një intervistë të botuar të dielën, ku për arsye të caktuara kujtonte: Ishim në një feste të mbushur me njerëz, me miqtë e mi, ndërsa Mel Gibson po tymoste një puro”.

Sipas aktores, kur u hap biseda e fesë hebreje Mel e pyeti me shaka: “Edhe ti i ke shpëtuar furrës?”, duke iu referuar kampeve naziste të vdekjes ku gjatë Holokaustit pretendohet se mijëra hebrej janë vrarë në dhoma gazi.

Por ky nuk ishte komenti i vetëm i papërshtatshëm i Mel, 64, pasi sipas aktores ai më pas i tha një mikut të saj që është homoseksual: “Nuk të jap dorën se do më japësh AIDS”.

Gibson është përballur edhe më parë me kritika për anti-semitizëm për filmin e tij ‘Pasioni i Krishtit’.

Ndërsa në 2006, kur u ndalua nga policia në Kalifornia, ai raportohet se i kishte thënë oficerëve: “Hebrejtë janë përgjegjës për të gjitha luftërat në botë.”

Edhe babai i Gibson, autori i ndjerë Hutton Red Gibson, ka thënë një herë në një intervistë se Holokausti është “trillim.”

FOTO GALERI
2/3
Babai i Gibson, autori i ndjerë Hutton Red Gibson, ka thënë një herë në një intervistë se Holokausti është “trillim.”

Top Channel