Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) tre persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 163 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.758, numri i të shëruarve në 2.206, ndërsa numri i viktimave në 268. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.284.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 40 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.074 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 56.809.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA