Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, është përjashtuar për 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në parlament. Në lidhje me këtë vendim, ai foli në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Deputeti nuk ngurroi të shprehte indinjatën e tij ndaj kryeministrit, duke ironizuar jo pak, kur thotë se “Rama ka qejf të ha shamitë e meshkujve”. Ndërsa shtoi se në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021 do të shënohet pensioni i kryeministrit.

Rama ka qejf të ha shamitë e meshkujve unë nuk e di. Ka qenë përkrahës i grupit LGBT-i, për të cilët unë jam shprehur në doktrinën konservatore. Nëse ai vijon të jetë përkrahës kur është një familjar i mirë dhe ka një djalë tjetër. Unë i uroj Ramës jetë të gjatë në pensionin që do të dalë në zgjedhjet e tetorit 2021”, u shpreh Gjuzi.

Top Channel