Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë politike do të futen në garë me një kod të ri elektoral, i cili më shume se sa rekomandimet e OSBE-OHDIR reflekton garancitë qe kërkon opozita jashtëparlamentare për tu rifutur ne sistem.
Formula e re për kompozimin e KQZ, rikthen opozitën jashtëparlamentare ne Kuvend përmes përfaqesuesit te saj, i cili do te ketë te drejtën te përzgjedh apo skualifikojë kandidatet.
Ligji i ri zgjedhor përcakton rregulla strikte sa i takon shfrytëzimit të aseteve publike nga Ekzekutivi, i cili duhet te marrë leje me parë nga KQZ për aktivitet që do te zhvillojë, nëse ato kanë natyre elektorale atëherë transmetimi i tyre ne media bllokohet. Për të shmangur ndikimet ne elektorat 4 muaj përpara zgjedhjeve Qeverise i ndalohet marrja e vendimeve favorizuese për qytetarët si ulje taksash apo rritje pensionesh.
Shqiptarët e diasporës do të mund të zgjedhin deputet vetëm në zonën e Tiranës. Por, në mënyrë që ta ushtrojnë të drejtën për të votuar duhet më parë të plotësojnë një kusht, te regjistrojnë adresën se ku jetojnë që të gjenerojnë të drejtën e votës. Partitë politike kanë rënë dakord ti japin fund materialeve të parapërgatitura nga partitë politike të njohura si “kasetat” ndërkohë me ligj ndalohet transmetimi i intervistave, debateve apo komenteve elektorale ne edicionet informative ne periudhën e fushatës zgjedhore. /Elda Menga/
Top Channel