Një 10 vjeçar është aksidentuar nga një mjet me drejtues M.H në Kamëz. Policia bën me dije se i mituri është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA