Ashti siç dhe ishte parashikuar, ditën e sotme është hapur pika e kalimit doganor në Bllatë.

Kjo ishte pika e parë e bllokuar si rezultat i shfaqjeve të rasteve të para me Covid-19 në Dibër të Madhe.

Sot shërbimi doganor ishte i plotë por në anën tjetër fluksi ishte i vogël, pasi kujtojmë se në Dibër të Madhe kemi shfaqje të rasteve të reja me Covid-19.

Ndërkohë, kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat kanë rezultuar 77 raste pozitive.

Top Channel