Foshnja vdes nga mbidoza e heroinës që nëna e dha për gripin

26/06/2020 18:02

Një djalë dy-vjeçar ka vdekur nga mbidoza e heroinës kur nëna e tij pretendon se i kishte dhënë mjekim për trajtimin e grupit.

Devin Blount kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pensacola, Florida, në prill, ndërsa nëna e tij Rosemary Freeney u arrestua kësaj jave dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Freeney u tha hetuesve se i dha Devin Tylenol një shurup kolle me shije frutash natën para vdekjes për të qetësuar temperaturën e tij, por e gjeti atë pa ndjenja mëngjesin e nesërm.

Hetuesit kishin gjetur një qese me 42 gramë heroinë pranë disa peshoreve të vogla në shtëpinë e Freeney. Më vonë autopsia zbuloi se foshnja fatkeqe kishte vdekur nga ‘intoksikim i rëndë prej heroinës’, edhe pse nuk është e qartë nëse ai e kishte marrë substancën aksidentalisht apo i ishte dhënë nga mamaja e tij.

Freeney pretendonte se një miku i saj i quajtur Chuck po qëndronte me të natën që Devin vdiq, dhe thoshte se droga mund të ketë qenë e tij.

Babai i Devin, Trerideon Blount, i cili jeton në shtëpinë ku vdiq i vogli, u akuzua fillimisht për zotërimin e drogës por tashmë është shtuar dhe akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Çifti po mbahet në burgun e Escambia County në pritje të gjyqit.

FOTO GALERI
3/3
Babai i Devin u akuzua fillimisht për zotërimin e drogës por tashmë është shtuar dhe akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA