Një 49-vjeçar ka rënë në pranga në Fier pasi iu gjetën disa fidanë kanabisi.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. M., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kreshpan, në pronën e 49-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel