A do japë dorëheqjen Kadri Veseli? Ja si përgjigjet këshilltari i tij në Open

25/06/2020 23:40

Në Open në Top Channel vazhdon të diskutohet për aktakuzat e bëra nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Këshillatri i Kadri Veselit, Adri Nurellari foli edhe për mundësinë e dorëheqjes së kryetarit të PDK-së.

A do të japë dorëheqjen Kadri Veseli?- e pyeti Eni Vasili.

“Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Por unë them se nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqjen. Lufta e UÇK- së është e drejtë. Për këtë biem dakort të gjithë, vetëm ato që nuk kanë vetëdije kombëtare”- tha Nurellari.

Top Channel