Zbulohet propozimi për Kosovë-Serbi: Nga Shtëpia e Bardhë do t’ju kërkohet zonë e përbashkët ekonomike

24/06/2020 15:24

Këtë të shtunë, Shtëpia e Bardhë pritet t’i propozojë Kosovës dhe Serbisë krijimin e një zone të përbashkët ekonomike.

Kjo është informata e vetme deri më tani rreth përmbajtjes së takimit të parë të dy vendeve pas më shumë se një viti. Ky propozim është mirëpritur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës, e cila vlerëson se krijimi i kësaj zone do të rriste bashkëpunimin mes shteteve dhe do të sillte investime të huaja.

Përveç zonës ekonomike Zeka thotë se dy vendeve mund t’u propozohet edhe menaxhimi i përbashkët i pasurive natyrore ndërkufitare.

Gjithashtu, ai thotë se do të diskohet edhe për përcaktimin e aspekteve teknike të marrëveshjeve preliminare për komunikacionin ajror dhe hekurudhor si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Por, skeptik se aspekti ekonomik do të sjell paqe mes dy shteteve, shprehet publicisti Muhamet Mavraj. Mavraj thotë se tema e parë e dialogut do duhej të ishte zgjidhja e problemeve të luftës.

Kosova dhe Serbia nën udhëheqjen e Brukselit kanë nënshkruar një varg marrëveshjesh, pjesa dërrmuese e së cilave nuk janë respektuar nga pala serbe.

 

Top Channel