Viktima më re në moshë/ Detajet: 34-vjeçarja e verbër vuante nga një sërë sëmundjesh

24/06/2020 11:48

Një 34-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e covid-19, viktima më re deri tani, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

34 vjeçarja nga Librazhdi, e cila mësohet se ishte dhe e verbër, vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Me humbjen e sotme, vendi ynë numëron 47 viktima (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1).

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/24/covid-19-shenohet-viktima-me-re-ne-moshe-ministria-e-shendetesise-nje-34-vjecare-humb-jeten-67-raste-te-reja/

https://top-channel.tv/2020/06/24/ministria-tregon-ku-po-infektohen-me-shume-qytetaret-kruja-rekord-rastesh-sot-17-qytete-te-prekura/

Top Channel