Pas tre muajsh shkëputje, sot transporti publik është i lejuar të fillojë punë, si ai qytetas dhe ndërqytetas. Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë duke zbatuar 13 pika të masave anti COVID-19.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Pas njoftimit nga ministrja e Shendetesise ditën e djeshme, se do të rinis puna e transportit publik, por me protokoll te rrepte sigurie dhe mbajtjen e maskave ne menyre te detyrueshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Unionit të Operatoreve të Transportit Publik, duke thënë se nuk mund të rinisin shërbimin, pasi nuk u janë plotësuar kërkesat.

Reagimi i Shoqatës

Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.

Por kujtojmë se shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Megjithatë, mbetet për te parë ne vijim se çfarë do te ndodhë konkretisht me transportin publik në vend.

Top Channel