Hoti: Nuk i kemi lejuar dasmat, më 1 korrik bëjmë rivlerësimin e gjendjes

24/06/2020 11:23

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Sipas tij, me datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.

Hoti thotë se të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat.

Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, shkroi Hoti në Facebook.

Top Channel