Dhunë në familje, kanosje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, policia arreston 3 persona

24/06/2020 14:47
Ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe një tjetër shtetas po procedohet penalisht, për vepra të ndryshme penale.

• Në Korçë, specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

B. P., 43 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, pasi, në rrugën Korçë-Boboshticë, shërbimet e policisë kanë kapur mjetin furgon tip “Benz” në pronësi të tij, me drejtues shtetasin M. L., (punonjës i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore) duke transportuar një sasi me dru zjarri pa faturën tatimore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Fyerja e gjyqtarit”, “Kanosja”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, në Pogradec, policia ka arrestuar një shtetas i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht në prani të fëmijës së tyre të mitur, bashkëshorten e tij. Gjithashtu kanë arrestuar një tjetër person i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

• Në Pogradec, specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Sh. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht në prani të fëmijës së tyre të mitur, bashkëshorten e tij shtetasen A. Ç., 29 vjeçe, ndaj së cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel