“Kurti duhet të bëjë kompromis”/ Asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV i duhet marrëveshje 30/06 20:31
Aeroporti i Prishtinës do të jetë funksional që nga 28 qershori me vendimin e ri të qeverisë.
ANP ka lëshuar një njoftim ku thotë se janë në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.
Nga Aeroporti thonë se sapo të kenë njoftim më të detajuar, do të ofrojnë edhe informacione shtesë.
Postimi i plotë:
“Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.
Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!”.
Top Channel