Pas errësirës që lëshoi sëmundja mbi këtë rajon, në Lombardi, sot ka pak më shumë optimizëm.

Të dhënat kërkimore të San Matteo di Pavia, të publikuara së fundi mund të jenë të vlefshme për të “çliruar” të shëruarit klinikisht të Covid 19 nga karantinat e pafundmë. Shifrat tregojnë se Lombardia po del nga makthi i infektimeve, shkruan Corriere della Sera, edhe pse nuk ka shpëtuar ende plotësisht prej sëmundjes.

Përdorimi i maskës dhe distancimi social, vazhdojnë të mbeten esenciale. Por virologu Fausto Baldanti vëren se tek pacientët që i kanë kaluar simptomat, virusi ka ngarkesë të vogël, “pra të shëruarit nuk janë më ngjitës”.

“E kemi zbuluar këtë nga analizat e bëra kampioneve të marra nga 280 tamponë, dhe pamë se nuk është më në gjendje të infektojë qelizat përveçse në një minimum prej 3% të rasteve”, shpjegon ai. Kjo është hera e parë që në Itali arrihet një përfundim i tillë, i cili, nëse pranohet nga Instituti superior i shëndetesisë- mund t`i lejojë kthimin në punë dhe socializimin më shumë se 15.000 të shëruarve që janë sot në izolim në Lombardi. Më herët, edhe mjeku infeksionit profesor Matteo Bassetti e kishte krahasuar virusin me një tigër agresiv në fillesat e veta, por që sot është kthyer “në një mace të egër”, sic tha ai.

Shefi i pavionit të sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Gjenovës, shprehet se “virusi ka ndryshim të ndjeshëm në egërsinë e tij”, dhe pacientët tani po i mbijetojnë infeksioneve që më përpara, do t`i kishin vrarë. Ai madje ndan bindjen se koronavirusi mund të zhduket vetë dhe se mund të mos ketë më fare nevojë për vaksinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA