“Ky është Eri kamarieri” Rama batuta në Derven: Çerek milion shqiptarë kanë marrë pagat e luftës

23/06/2020 11:22

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme është ndalur në një biznes në Derven ku ka pyetur kamarierin dhe pronarin rreth pagës së luftës. Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me kamerierin i cili quhej Eri.

Ky i fundit i ka konfirmuar kryeministrit Edi Rama se e ka marrë pagën e luftës.  Rama më tej është shprehur se deri më tani çerek milion shqiptarë e kanë marrë pagën e luftës dhe sipas tij të gjithë që e përfitojnë do ta marrin.

Rama: Kemi ndaluar këtu në Derven. Jam takuar me Gjonin. Gjon i morën pagat e luftës punonjësit?

Rama: Ky është Eri kamarieri. Dil këtu dil.

Eri: Po i mora, të treja i mora

Rama: Rastësisht u takuam se do vizitojmë kantierat, faktet janë fakte.

Rama: Cerek milion shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Ose tre paga ose 40 mijë lekshin sipas kategorive. Në u shkojmë nga mbrapa të gjithëve një më një.

Top Channel