Hetimi për Ilir Metën do të vazhdojë. Kreu i Komisionit Hetimor Ulsi Manja deklaron se do të ketë produkt

23/06/2020 18:55

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja siguroi opinionin se hetimi ndaj presidentit Ilir Meta nuk ka përfunduar, por do të përmbushet brenda afateve të përcaktuara.

Denis Drynjaja: U bënë shumë konvergjenca pozitive me presidentin, do të vazhdojë hetimi për të, apo duket se jeni tërhequr.

Ulsi Manja: Sigurisht Komisioni Hetimor ka një mandat deri në datën 30 korrik të këtij viti, pra brenda këtij sesioni parlamentar, ky komision hetimor do të mblidhet. Ka qenë në pritje të administrimit të raportit final të Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Gjykatën Kushtuese. Do të mblidhemi, do të administrojmë opinionin e Venecias dhe do të kemi një diskutim shterues në Komisionin Hetimor në lidhje me kërkesën e 35 kolegëve deputet, për shkarkimin e presidentit, si në rastin e anulimit të zgjedhjeve të qershorit të 2019, po ashtu dhe të sjelljes së presidentit në raport me plotësimin e vakancave të Gjykatës Kushtetuese. Të jeni të sigurt, ky komision do të ketë një produkt të vetin. Nuk do të jetë si të gjitha komisionet që ngrihen dhe i mbaron afati pa produkt”, u shpreh Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA