Vrasja e Hekuran Billës në Komunën e Parisit/ Nis seanca për Viktor Markun

22/06/2020 11:22

Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

Pak ditë më parë, Tirana do të tronditej nga një vrasje e bujshme, ku Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit. Por çfarë e lidhte Markun me viktimën?

Mësohet se i arrestuari është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali. Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.

Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Arrestohet një nga bashkëpunëtorët në vrasje, nipi i Prel Markut i vrarë në 2006-ën

Arrestohet Viktor Marku në Mal të Zi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

Vrasja e Hekuran Billës/ Arrestimi i Viktor Markut, reagon policia

Mbetet në burg atentatori i Billës/ Caktohet masa për Sebastiano Malin

Makina që zbuloi vrasësit e Hekuran Billës! Nipi mori hakun e dajës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA