Një tren gjigant që arrin shpejtësinë maksimale prej 600 km/h kreu me sukses udhëtimin e parë testues në një hekurudhë në Shangai të dielën.
Zhvillimi i një sistemi transporti hekurudhor me shpejtësi të lartë është një prej prioriteteve të Kinës.
Pas 4 vitesh punë, treni arriti të përfundojë me sukses udhëtimin e parë. Në ndërtimin e tij janë përfshirë ekspertë inxhinierë dhe shkencëtarë nga 30 ndërmarrje të ndryshme, universitete dhe institute kërkimore. Projekti për ndërtimin e këtij treni ka nisur në vitin 2016 dhe pritet që prodhimi në seri i trenit të nisë në fund të këtij viti.
Treni me shpejtësi 600 km/h mendohet se do të mbushë hapësirën mes trenave të shpejtë dhe transportit ajror, për të lejuar udhëtimet në distanca të gjata me më pak kosto për personat e shtresave të ndryshme shoqërore.
Top Channel