John Bolton quan Trump rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA

22/06/2020 19:58

Ish-këshilltari i shkarkuar i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë sot se presidenti Trump është aq i verbuar nga ambicjet politike dhe paaftësia personale, sa që mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare.

“Frika më e madhe që kam është se politika e tij është aq e paqëndrueshme, aq e pafokusuar, e pastrukturuar dhe e mbështjellë rreth karrierës politike, saqë gabimet e tij kanë pasoja të rënda për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Bolton në një intervistë që u publikua në televizion.

Bolton shërbeu në administratë për 17 muaj dhe shtoi se shpreson që vota ta kufizojë Trump me vetëm një mandat.

“Një mandat besoj se do e kalojmë, por me dy mandate nga Trump jam i shqetësuar”, tha ai.

Ai tha se nuk do të votojë as për Trump as për ish-presidentin demokrat Joe Biden në nëntor.

Ai akuzoi gjithashtu demokratët e Kongresit për keqmenaxhim të procesit të largimit të Trump nga posti, sipas duke kufizuar akuzat e tyre vetëm ndaj telefonatës së presidentit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Bolton pritet të publikojë së shpejti librin e tij me kujtime nga puna në administratë i cili është tentuar të ndalohet pa sukses nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se shkel protokollin e mos-nxjerrjes së sekretit dhe informacioneve të klasifikuara.

FOTO GALERI
5/6
Administrata Trump ka refuzuar pretendimet e Bolton dhe presidenti thotë se libri është ndërtuar me "gënjeshtra dhe histori të rreme".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA