Një 38-vjeçar, banues në Fier ka rënë në pranga pasi shkaktoi një aksident rrugor, teksa ishte në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh. G. Arrestimi i tij u bë pasi pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë shtetasin R. H, 44 vjeç dhe djalin e tij 12- vjeçar, të cilët po udhëtonin me biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel