Një 22-vjeçar shqiptar është gjendur pa shenja jete në Kretë të Greqisë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Mediat greke raportojnë se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku po qëndronte kohët e fundit. Ka qenë pronari i banesës, ai i cili e ka gjetur 22-vjeçarin e më pas ka njoftuar autoritetet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e po heton mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë pritet përgjigjja nga autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e shqiptarit. Gjithashtu sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës, pasi i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA