Ky është momenti i sikletshëm kur një arushë nënë sulmon një shofer në Montana në SHBA, i cili ngadalësoi mjetin e tij për të parë më mirë këlyshët e saj.

Calvin Barrett, skiator nga Colorado nxorri celularin e tij për të filmuar nënën gjigande dhe tre këlyshët e saj teksa përpiqeshin të ngjiteshin në një pirg dëbore.

Por teksa një prej të vegjëlve nuk arrinte të kalonte pengesën nëna e tij u kthye nga automjeti dhe erdhi me të gjithë fuqinë për t’u konfrontuar me të huajin që po e shqetësonte.

Pamjet janë shikuar mijëra herë në rrjetet sociale por disa nga komentuesit kritikonin Barrett për shqetësimin ndaj arushëve.

Autori shpjegon në komente se kiste ngadalësuar për të ruajtur arushën nëse dëshironin të kalonin rrugën.

Grupet e mbrojtjes së kafshëve në SHBA rekomandojnë ngadalësimin për evitimin e goditjes ndaj kafshëve të botës së egër, pasi ndalimi për të shikuar streson kafshët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta