Justin Bieber ka “thyer” heshtjen pas akuzave për përdhunim nga një 21 vjeçare.

Dy ditë më parë, një vajzë e vetidentifikuar si Danielle, tha se këngëtari i famshëm abuzoi me të seksualisht në 9 mars të vitit 2014.

Ajo postoi në Twitter një status ku shkruante: “Po e postoj këtë anonimisht sepse nuk jam gati të dal hapur e të zbuloj kush jam. Nëse ai e sheh këtë, e di kush jam. E di që më mban mend. Shpresoj që jeta të të bëhet ferr pas kësaj e të mbytesh në faj”.

Danielle rrëfeu në rrjetin social se u takua me Bieber në një event të organizuar nga menaxheri i tij Scooter Braun. Pas shfaqjes, një djalë iu afrua asaj dhe miqve të saj duke i pyetur nëse donin të takoheshin me yllin kanadez. Më pas, vajza tregoi se iu bashkuan Justin në hotelin “Four Seasons”.
Danielle tregoi se shoku i Bieber i çoi dy miqtë e saj në një dhomë, ndërkohë që artisti e mori në një tjetër dhomë, aty ku edhe ndodhi përdhunimi.

Bieber ka reaguar dje në Twitter duke i mohuar të gjitha akuzat e duke e cilësuar historinë një sajesë.

“Normalisht nuk i adresohem gjërave pasi jam përballur me akuza të ndryshme gjatë gjithë karrierës sime, por pasi bisedova me bashkëshorten dhe skuadrën time, vendosa të flas për këtë çështje. Thashethemet janë thashetheme, por abuzimi seksual është diçka që nuk e kaloj lehtë. Dua të tregohem i qartë, nuk ka asnjë të vërtetë në atë histori. Në fakt, ashtu siç edhe do ju tregoj shumë shpejt, ka prova se nuk kam qenë kurrë prezent në atë vend atë natë,” shkruan ai.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel