Video/ Ishte duke larë makinën, burri afrohet me qetësi dhe e qëllon me armë dy herë pas qafës

21/06/2020 14:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brooklyn të SHBA-ve.

Një burrë i cili ishte duke larë makinën e tij, është qëlluar me armë pas qafës nga një tjetër burrë. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shikohet një burrë i ulur në gjunjë, i cili po lante makinën e tij.

Ndërkohë një burrë tjetër me një qetësi totale, afrohet dhe e qëllon dy herë pas qafës, duke e lënë të vdekur në vend. Njoftohet se autori i krimit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia raportohet se ka nisur një hetim dhe është vënë në ndjekje të tij.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel