
Gëzim Haroku, i arrestuari për arsenalin e armëve në Yrshek për sulmin ndaj një kompleksi ka dalë sot para gjykatës, ku u vendos masa arrest me burg.
Prokuroria ngriti akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje lidhur me ngjarjen e ndodhur te kompleksi Eiffel.
Hakoru ka pretenduar se armët i ka gjetur në një tunel në Kashar, ndërsa nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes në tentativë. Ndërkohë armët janë dërguar në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Policia më herët, në momentin e arrestimit të tij, njoftoi se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e tij.
Top Channel