Një i moshuar dhe një grua mes 6 rasteve të reja me COVID-19 në Fier
21/06/2020 11:28
6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit janë konfirmuar në Fier.
Top Channel mëson se 6 rastet e reja në Fier janë 4 në fshatin Peshtan, kontakte të vatrës së parë dhe 2 në Fier.
Për dy rastet në Fier mësohet se janë një burrë i moshuar dhe një grua që punon në Vlorë, ku dhe dyshohet se është infektuar.
Deri më tani, pas rasteve pozitive janë futur në karantinë 70 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.
Ndërkohë në 24 orëshin e fundit në vend u konfirmuan 71 raste të reja dhe një viktimë.
Top Channel