Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Mabë të Lezhës, pasditen e kësaj të diele.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se shtetasi Odise Simoni, 29-vjeç, është qëlluar në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja e Top Channel mëson se gjithçka erdhi pas në konflikti të ndodhur në një prej lokaleve të fshatit. Autori, Danjel Rama i cili mbante me vete një armë zjarri a ka qëlluar Odise Simonin në dorë, duke e lënë të plagosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e ngjarjes.
Autori është shpallur në kërkim nga autoritet policore.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Top Channel