Ilustrim

Një 32-vjeçar u arrestua në një lokal në Tiranë për armëmbajtje. Top Channel mëson se i arrestuari është Andi Agraja.

Gjatë kontrolleve në lokal i riu që mbante armë zjarri pistoletë me vete tentoi të largohej me vrap duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Pavarësisht tentativës për t’u larguar i riu nga Shkodra u kap dhe u arrestua në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/21/ekzekutimi-i-hekuran-billes-policia-kontrolle-te-shtuara-kapet-32-vjecari-nga-shkodra-ja-cfare-ndodhi-ne-momentin-e-arrestimit/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA