Dëmtohet fideri që furnizon me energji elektrike zonat si Mali i Robit, një pjesë të Golemit dhe pjesërisht Qerretin/ Pritet zgjidhja

21/06/2020 10:52

Grupet operative të teknikës OSSH Durrës janë duke punuar për riparimin e defektit në fiderin F8, me tension 20kV, i cili lidhet me Nst Golem prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ky fider furnizon zona si Mali i Robit, një pjesë të Golemit, dhe pjesërisht Qerretin.

Në terren janë angazhuar disa struktura, drejtuar nga qendra, kurse zgjidhja, pra furnizimi, pritet të vijë brenda 1 ore.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA