“Alarmuese shtrimet në spital”/ Pipero: Shkoni në plazh, por në distancë. Mos harroni maskat!

21/06/2020 19:46

Brenda 24 orëve në spitalin Infektiv të Tiranës janë shtruar 20 persona me kovid.

Kjo ka bërë që mjeku Pëllumb Pipero në orët pas mesnate pas lodhjes së punës, të bënte një thirrje të fundit për kujdes. Ai vazhdon te përsërisë se duhen mbajtur maskat, por nuk na këshillon te shmangim plazhin, përkundrazi, rrezet e diellit duhen marrë, por sigurisht ne distancë nga njëri tjetri.

E pikërisht ne një prej plazheve te vendit e intervistuam sot mjekun Pipero ne Karpen te Kavajës.

Ndiqni intervistën e plotë.

Top Channel