Aksident i rëndë në Kanada/ 20-vjeçari aksidenton për vdekje nënën dhe tre vajzat e mitura

21/06/2020 21:03

Një nënë dhe tre vajzat e saj kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Kanada. Ato u përplasën nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar, i cili nuk i kishte ndaluar patrullës së policisë.

Karolina Ciasullo dhe vajzat, Klara, gjashtë vjeçe, Lilianna, katër vjeçe dhe Mila një vjeç, ndërruan jetë pasi një makinë kaloi semaforin me dritë të kuqe dhe si pasojë përplasi makinën tip “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte familja.

Sakaq, raportohet se 20-vjeçari që goditi makinën e familjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA